LAJM I FUNDIT! Përfshihet nga flakët makina e drejtoreshës së Tatimeve në bashkinë Vlorë, shoqërohen në polici disa persona
Makina e drejtoreshës së Tatimeve në bashkinë Vlorë, Anjeza Shiko është përfshirë nga flakët një natë më parë.
“Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë).
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen”, sipas policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
AlbaniaWeb.net