Pas ndryshimit të masës, SPAK kërkon kthimin në burg të Vangjush Dakos
Pas ndryshimit të masës nga arrest me burg në arrest shtëpiak, prokuroria kërkon kthimin në burg të Vangjush Dakos.
Kjo kërkesë, sipas gazetares së AlbaniaWeb.net, Anila Hoxha, u shqyrtua sot në gjykatën e Apelit të Posaçëm.
Prokurori i çështjes deklaroi se në rast se nuk vendoset arresti me burg për Vangjush Dakon atëherë të lihet në fuqi arresti shtëpiak.
Por nga ama tjetër avokatët e Dakos, këmbëngulin se kanë përfunduar afatet edhe për arrestin shtëpiak.
AlbaniaWeb.net