Fri, Nov 22, 2024

Apeli i GJKKO la në arrest shtëpie ish-kryebashkiakun e Durrësit, avokati i Dakos: Nuk ankimuam vendimin e marrë në Shkurt, SPAK kërkoi kthimin në qeli

  • PublishedApril 8, 2024

Pasi Apeli i Gjykatës së Posaçme la në fuqi masën e arrestit shtëpiak për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, avokati i këtij të fundit u shpreh për AlbaniaWeb.net se nuk kishte bërë ankim ndaj vendimi të shkallës së parë të GJKKO por ishte SPAK që kishte kërkuar rikthimin e Dakos në qeli.

Petrit Ismaili, bëri me dije se pret që të shohë vendimin e zbardhur të Apelit të GJKKO që lë në burg Dakon dhe më pas të vendosë nëse do të nëse do të bëjë recurs ose jo.

Në 27 shkurt, Dako i cili ishte arrestuar në 2023-in për shpërdorim detyre, u la i lirë nga GJKKO për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit. Ndërkohë SPAK, kërkoi sot rikthimin e tij në qeli.


AlbaniaWeb.net