Sat, Nov 23, 2024

“Kërcen Gogu nga belaja”, deputeti i PS përplaset me Salianjin: Do të bësh gjyqtarin e Berishës?! Nuk e zbret dot nga ballkoni

  • PublishedApril 8, 2024

Mbledhja e komisionit hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit “TIMS” është përfshirë nga debatet mes deputetëve socialistë dhe atyre demokratë.

Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti kërkoi që të hiqej emri i Sali Berishës si dëshmitar që duhet thirrur në komision, duke i kërkuar Salianjit që ish-kryeministri të gjykohej si fillim nga drejtësia.

“Çfarë vendimi mori njeri këtu që i vendos ato emra. Do i lësh këta njerëzit të mbarrojnë punë me drejtësinë dhe pastaj t’i thërrasim ne këtu? Se sado ta duash “Romeon”, vemi dhe i këndojmë atje poshtë, ju apo kushdo tjetër që ka vendosur. Na bëtë ftesë t’u bashkoheshim nëse kemi dëshirë dhe në dëshirë nuk kemi”– tha Gjylameti.

Ndërsa Salianji u përgjigj duke thënë se kishin qenë vetë socialistët ata që kishin rënë dakord për të thirrur Berishën, Bardhin dhe Bashën si dëshmitarë, ndërsa tani kanë ndryshuar mendje pas kritikave që mund kenë marrë.

“Mendoj se duhet të thërrasim edhe zotin Berisha si ish-kryeministër edhe zotin Lulzim Basha si ish-ministër i Brendshëm se ka të bëjë me funksionin pasi TIMS varet nga policia e shtetit. Ne do i qëndrojmë këtij hetimi pa zhurmë. Unë besoj se zoti Berisha është Romeo po aq sa ju jeni Zhulieta. Thatë diçka për komisionin, unë besoj se me PS nuk bëhet marrëveshje se nuk e mbajnë. Ju e keni të shkruar që thoni të vijë Berisha, Basha dhe Bardhi, unë iu them le të vijë. Unë kam pranuar propozimin tuaj dhe e kam shkruar. Ku e keni ju qëndrimin këtu, keni ndryshuar mendim se iu kanë tërhequr veshin”– tha Salianji.

Ndërsa më tej deputeti pati edhe një debat me Toni Gogun të cilin e akuzoi se kishte ardhur në komision vetëm për të bërë zhurmë.

Pjesë nga debati:
Salianji: Nënkryetari Gogu thtoë unë do hyj në Big Brother, Nasipi thotë po ç’punë kam unë me këta të estradës se dua të bëj hetim si kryeprokuror…Kërcen Gogu nga belaja
Gogu: Do të bësh gjyqtarin e Berishës, do ta zbresësh nga ballkoni? Nuk e zbret dot.
Salianji: Nga falsifikimi i provave jeni të shqetësuar, po të doni të bëni spektakël, kemi pasur lajthitje dhe ke kapur lajthitjen tonë. Erdhët të bënit zhurmë, unë e di që e doni kohën e kooperativës, doni kooperativë, doni edhe komisione.


AlbaniaWeb.net