Thu, Nov 28, 2024

Vuante nga kanceri, ndahet nga jeta Presidenti i klubit francez

  • PublishedApril 8, 2024

Presidenti i AS Nancy-Lorraine , Nicolas Holveck vdiq mëngjesin e kësaj të hëne në moshën 52-vjeçare. Holveck, i cili vuante nga kanceri, nuk ia doli dot të fitojë betejën më të rëndësishme, atë me jetën. Klubi francez, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i ka shprehur ngushëllime familjes.

“Me pikëllim të pamasë mësuam këtë mëngjes për vdekjen e presidentit tonë Nikolas Holveck. Ai luftoi deri në fund kundër sëmundjes dhe në emër të të gjithë kompanisë, nga aksionerët e deri te stafi, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të dashurve të tij. Do t’i bëhet një homazh në marrëveshje me familjen e tij”, shkruhet në postim.

 

 

 

(J.S/)

AlbaniaWeb.net