Sat, Nov 30, 2024

110 milionë euro për mesfushorin e Real Madrid, Arsenal nuk “kursehet” në merkato

  • PublishedApril 8, 2024

Arsenali është i gatshëm të paguajë një shumë të majme prej 110 milionë euro për shërbimet e mesfushorit të talentuar të Real Madrid, Eduardo Camavinga. Sipas një raporti nga DefensaCentral, trajneri Mikel Arteta e sheh francezin 21-vjeçar si afrimin e duhur për të forcuar skuadrën e tij në klubin londinez dhe është i vendosur të sigurojë nënshkrimin e tij me çdo kusht.

Camavinga  u rrit shumë si lojtar që kur u vendos në ekipin e parë të Stade Rennais në 2019, duke tërhequr interesin nga disa klube të mëdha evropiane. Lëvizja e tij te Real Madrid në vitin 2021 e konsolidoi atë si një nga lojtarët më premtues në futbollin botëror. Pavarësisht se nuk është titullar i padiskutueshëm, ai e ka dëshmuar vlerën e tij në çdo rast që i është dhënë mundësi, duke luajtur  në 33 ndeshje këtë sezon dhe duke regjisturar më shumë se 2000 minuta në fushë.

Arsenali e sheh Camavinga si zgjidhjen perfekte për të forcuar mesfushën e tyre, veçanërisht duke marrë parasysh faktin që Joringho dhe Thomas Partey ofrojnë vetëm pasiguri. Te Real Madrid ka mjaft futbollistë në atë pozicion, ccka mund të bëjnë që mesfushori të kalojë në Londër me një ofertë tërheqëse, si në aspektin e lojës ashtu edhe në atë financiare.

(J.S/)

 

AlbaniaWeb.net