Tue, Nov 26, 2024

Ndihmoi ish të dënuarin, shkarkohet gjyqtarja Mimoza Margjeka

  • PublishedApril 9, 2024

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për “Shkarkim nga detyra” të magjistrates Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Vendimi vjen pasi Margjeka është deklaruar fajtore nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, konfirmuar edhe nga Apeli.

Duke s

  • Nga hetimi disiplinor, konstatohet se nga ana e magjistrates janë ndërmarrë veprime aktive me anë të kërkimit dhe marrjes së një shume monetare, veprime të kryera gjatë ushtrimit të detyrës dhe me qëllim përfitim të padrejtë prej saj, duke favorizuar një palë ndërgjyqëse nëpërmjet dhënies së vendimit. Vepra penale është kryer me dashje direkte me motiv kryesor përfitim i një shume monetare përkundrejt kryerjes së një veprimi, konkretisht zbutjen e masës së sigurimit personal ndaj një shtetasi.
  • Ushtrimi i parregullt i detyrës nga ana e magjistrates, si dhe për vetë natyrën e faktit penal të konsumuar, ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, ka diskredituar rëndë figurën, autoritetin, dinjitetin si dhe është dëmtuar rëndë besimi i publikut te magjistrati dhe organet e drejtësisë.

Sa më sipër Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates M.M. dhe caktimin ndaj saj të masës disiplinore “Shkarkim nga detyra”.

 


AlbaniaWeb.net