Sat, Nov 23, 2024

Beleri fitoi nga burgu Himarën, Celibashi: Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ është i mandatuari, çështja juridike s’ka lidhje me zgjedhjet

  • PublishedMay 15, 2023

Teksa sot Fredi Beleri, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, i cili ndodhet në burg, fitoi bashkinë e Himarës, vjen një reagim nga kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi.

Ky i fundit tha se Beleri është kandidat fitues, i mandatuar nga zgjedhësit për të drejtuar këtë bashki. Mes të tjerash ai shtoi se situata e tij juridiko penale nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor.

“Ai është kandidat fitues. Nëse nuk do ketë kontestime dhe do të konfirmohet ky rezultat deri tani ai konsiderohet i mandatuar për të drejtuar bashkinë. Situata e tij juridiko penale nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor. Më tej do të flasim nëse do të ketë zhvillime të reja”, deklaroi Celibashi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.