Sekreti i golave të Manaj, trajneri i Sivasspor: Tifozët motivojnë sulmuesin shqiptar
Rey Manaj po zhvillon një sezon fantastik me Sivasspor. Sulmuesi shqiptar ka realizuar 16 gola, në 26 ndeshje kampionati në Turqi. Trajneri i skuadrës, Uygun, nuk ka hezituar të flasë për arsyen që e shtyn Manaj-n të japë maksimumin.
“Na duhen më shumë tifozë në stadium. Ata janë një motivim shtesë për ne dhe për futbollistët.
Përshembull, në rastin tonë, Rei Manaj është më aktiv në fushë kur ka shumë tifozë, luan gjithmonë më mirë. Kur ata i tregojnë dashurinë karshi tij, Manaj bëhet më ambicioz. Futbolli është më i mirë me spektatorë”, tha Uygun.
Rey Manaj është një nga alternativat e Sylvinhos për grumbullimin e Kombëtares në Europianin që do mbahet në verë.
(J.S/)