Fedez shokon me rrëfimin e tij: Kam tentuar të vetëvritem!
Fedez ka qenë në qendër të vëmendjes përgjatë këtyre ditëve, ku disa pamje të publikuara të repertit teksa zhvillonte një instrvistë ‘i përlotur’ për ‘Belve’ ‘rrëmbyen’ vëmendjen e një publiku mjaft të gjerë. (Kliko këtu)
Intervista e shumëpritur do të transmetohet mbrëmjen e sotme, por një gjë dihet: reperi nuk ka heshtur për asgjë!
Ai është rrëfyer mbi çdo gjë që ka bërë një pjesë të mirë të njerëzve të flasin për të, nisur që nga ndarja e tij dhe e Chiara-s, arsyet që kanë çuar në këtë vendim, “ti më bën të ndaloj së qari menjëherë”, u përgjigj reperi në një moment gazetares, i cili shton një provokim: “Sepse deri sa u martova, isha gay, gjithçka ishte false, e gjitha ishte një mbulesë, tani ndahem dhe më pëlqejnë vajzat pra… nga hiçi?”.
Por reperi nuk ka mbetur pa përmendur dhe fëmijërinë e tij, teksa ka shokuar me deklaratat që ka bërë.
Duke thënë së në moshë të re ai ishte përdorues i drogës, Fedez ka deklaruar se në moshën 18-vjeçare ai ka tentuar të vrasë veten.
Me siguri do të dimë më shumë rreth deklaratave të tij por këto do i mësojmë menjëhere pas transmetimit të intervistës.