Rikthehen emocionet e Champions League, titullarët e Real-City dhe Arsenal-Bayern
Champions League luan sonte në orën 21.00 dy ndeshje çerekfinale. Në Madrid, Reali pret Manchester Cityn, në sfidën e parë e cila premton spektakël. Trajnerët kanë vendosur për titullurët, teksa nga minuta e parë luajnë më të mirët.
Real Madrid – Manchester City
Real Madrid (4-3-3) – Lunin; Carvajal, Rudiger, Tchouameni, Mendy; Valverde, Camavinga, Kroos; Bellingham; Rodrygo, Vinicius. Trajner: C. Ancelotti
Man City (4-2-3-1) – Ortega; Akanji, Stones, Dias, Gvadiol; Kovacic, Rodri; Silva, Foden, Grealish; Haaland. Trajner: P. Guardiola
Tjetër takim interesant është ai mes Arsenalit dhe Bayernit. Anglezët kërkojnë lavdinë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, ndërsa gjermanët synojnë që të shpëtojnë sezonin.
Arsenal – Bayern Munchen
Arsenal (4-3-3) – Raya; White, Saliba, Gabriel, Kiwior; Odegaard, Jorginho, Rice; Saka, Havertz, Trossard. Trajner: M. Arteta
Bayern (4-2-3-1) – Neuer; Kimmich, De Ligt, Dier, Davies; Laimer, Goretzka; Sane, Musiala, Gnabry; Kane. Trajner: T. Tuchel
(J.S/)