Tue, Nov 26, 2024

“Më ngacmoi të dashurën time dhe të Bardhit”/ Përplasja e Romeos dhe Meritonit: Jam ndjerë i tradhtuar

  • PublishedApril 9, 2024

Duket se marrëdhënia shoqërore mes Romeos dhe Meritonit nuk ka kthim, sidomos pas debateve të fundit.

Edhe sot gjatë spektaklit, Romeos sqaroi se marrëdhënia është thyer përfundimisht pasi e prishi miqësinë për lojën dhe e prek në pikat e tij të dobëta.

“Unë jam munduar gjithë kohës që t’i qëndroj në krah se ne njiheshim jashtë, kemi pasur marrëdhënie, kemi qenë shokë, marrëdhënia jonë u thye përfundimisht. Të shkosh deri në atë gradë për një lojë, s’do e kisha bërë dot kurrë. Më uli për të ngritur dikë tjetër, ngacmon të dashurën time për të më provokuar mua dhe për të më çuar në limite. I them mos prek në familje, vazhdon. I them mos prek te e dashura, vazhdon te e dashura.  Ka ngacmuar Sarën e Bardhit, nuk e linte rehat. Në momentin që ka gjetur këtë formë, sherri me gocat dhe të dashurat e shokëve të tu këtu brenda. Kjo është loja, nuk kupton që janë ça gjëra përtej lojës, nuk e kuptoj deri ku shkon njeriu për të qëndruar pak më shumë në shtëpi. Unë s’do e bëja dot”-tha Romeo.

Meritoni nga ana e tij tha se u ndje i tradhtuar.

“Në mënyrë indirekte më ka ulur poshtë. Mua mi ka thënë fjalët e fundit në momentin që kam thënë një të vërtetë ndaj tij. Ka qenë Romeo të rripi nuk ka qëndruar afër, te dasma nuk ka ardhur te celebrimi. Pasi u ndamë nga Heidi, unë e pash të vajtuar dhe pash një Romeo gropë fare. Kur u bashkua me Heidin thash po sheshohen gjërat, thash po reflekton. Djali po mëson po merr ca këshilla. Egla mësuesja e tij e përbetuar…më uli poshtë. Unë jam ndjerë i tradhtuar, Romeo e ka lojën më të rëndësishme sesa kjo shoqëri, po i nënshtrohet Eglës”-tha Meritoni.


AlbaniaWeb.net