Numërohen 658 nga 941 kuti në Tiranë/ Veliaj vijon thellimin e rezultatit, shkon 40 mijë vota para Këlliçit
Pas numërimit të 658 kutive nga 941 që ka Tirana, kryebashkiaku aktual Erion Veliaj vijon të thellojë diferencën me kandidatët e tjerë. Erion Veliaj vijon të thellojë rezultatin e fitores në Tiranë ndërsa nga të dhënat e fundit ai ka 40 mijë vota më shumë se Këlliçi.
Më konkretisht, Veliaj deri në këto momente ka 109193 vota, ndërsa kundërshtari i tij ka 69481 vota.
Veliaj si drejtues politik i PS për qarkun Tiranë, ka fituar deri më tani dhe bashkitë Vorë, Kamëz dhe Rrogozhinë. Në vend të tretë deri në këto momente është Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë, ndërsa në vend të katërt Roland Bejko i PD-së.
“Ka përfunduar numërimi edhe në njësinë nr.3, ku Veliaj ka siguruar 58% të votave. Këlliçi ka marrë 37.47% të votave, Arlind Qorri rreth 5%. Në 3 njësi nga 11 njësi ka përfunduar numërimi, dhe janë numëruar rreth 60% e kutive të numërimeve. Ka përfunduar numërimi në fshatin Shën Gjergj, ku kryeson Velaij. Bërzhitë dhe Krrabë ka fituar Veliaj. Procesi është në normalitet dhe me ritme të larta. Sot pritet rezultati përfundimtar për Bashkinë e Tiranës, sipas të dhënave. Në KZAZ 39 nuk ka pasur problematika, dhe numërimi pritet të përfundojë në orën 19:00”, raporto gazetari Igli Çelemeta.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–