Wed, Nov 27, 2024

Ori për marrëdhënien mes Heidit- Romeos- Eglës: Jeni aleanca më e fortë

  • PublishedApril 9, 2024

Në ‘Prime-n’ e sotëm është folur lidhur me trekëndëshin e krijuar Heidi-Romeo-Egla, teksa pas rikthimit të Eglës në shtëpi, treshja është parë të kenë një shoqëri të mirë me njëri-tjetrin.

Sipas Arbrit kjo është një aleancë e hapur, e ndërsa sipas Orit kjo është një nga alenacat më të forta që ndodhet momentalisht brenda shtëpisë.

Pjesë nga biseda në studio:

Egla: Dua të qesh more, çfarë problemi ka këtu?

Arbër Hajdari: Shikoj një aleancë ose bashkim interesash brenda lojës. Por, nga loja që ke bërë nuk është se ke shfaqur ndonjë interese që do të qeshësh

Ori Nebijaj: Egla që s’do bie dakord asnjëherë me asgjë këtë e dimë. Nuk shikoj asgjë të keqe që të ketë alenca. Unë mendoj se ndoshta ata nuk e kanë parë si një aleancë konkrete, por në këtë moment ndoshta dhe nga përjetimi që pati Romeo nga dalja e Eglës, Heidi po ashtu më duket krejt e natyrshme që të ndihen të pakompleksuar në ndjesinë pozitive që kanë bashkë. Për mua aty brenda ju jeni aleanca më e fortë që është deri tani.