Thu, Nov 28, 2024

Favorizuan ndërtuesit e komplekseve luksoze me taksat, zbardhen emrat e zyrtarëve të pezulluar në bashkinë Korçë, dy prej tyre drejtorë

  • PublishedApril 10, 2024

AlbaniaWeb.net ka zbardhur emrat e 4 zyrtarëve të bashkisë Korçë të cilët u pezulluan nga detyra pasi dyshohet se favorizuan ndërtues të ndërtimeve dhe komplekseve luksoze duke iu llogaritur më pak taksa nga çfarë e kërkonte ligji.

Bëhet fjalë për: Zhanet Lubonjën, Drejtore e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Korçë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

Eerman Gjermanin, Përgjegjës i Sektorit pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Olvas Petro, specialist i Buxhetit, si dhe në cilësinë e specialistit të përllogaritjes së taksës së ndikimit të infrastrukturës, Bashkia Korçë, i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Soniel Prifti, Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.


AlbaniaWeb.net