Fri, Nov 29, 2024

Arrin shpejtësinë 1900 km/h, çfarë është “shpërthimi i zjarrit” që Serbia do të marrë nga Franca? Ja urdhri i Vuçiç për ushtrinë serbe

  • PublishedApril 10, 2024

Prej vitit 2021, Serbia po kërkon me ngulm të blejë nga Franca 12 avionë luftarakë shumëfunksional të emërtuar “Rafale” ose siç njihen ndryshe “Shpërthimi i zjarrit”.

Këtë herë marrëveshja duket se është finalizuar në Paris. Mediat serbe shkruajnë se kabineti i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç është takuar me prodhuesin francez të avionëve për të diskutuar rreth blerjes së tyre.

Vlera e përllogaritur e 12 avionëve luftarakë shkon deri në 3 miliardë euro. Bëhet fjalë për avionin më modern të gjeneratës së katërt e gjysmë, një prej platformat më modern që mund të ofrojë Evropa Perëndimore.

“Do të kemi edhe nënshkrimin e një kontrate që do të përmirësojë ndjeshëm sigurinë e vendit tonë”, tha Vuçiç i cili shtoi se kontrata mund të nënshkruhet në dy muajt e ardhshëm. Marrëveshja për këto avionë luftarakë vjen në momentin kur Vuçiç ka urdhëruar ushtrinë të nisë stërvitjen më të madhe të parë ndonjëherë në Serbi.

Karakteristikat e avionëve “Rafale”, ose “Shpërthimit të zjarrit”:

I pajisur me një gamë të gjerë armësh, rreth 20 të tilla, përfshirë raketa, Rafale synon të kryejë misione të epërsisë ajrore, ndalimit, zbulimit ajror, mbështetjes tokësore, goditjes së thellë, goditjes kundër anijeve dhe misione të parandalimit bërthamor.

Mjeti ajror ushtarak francez, që kap një shpejtësi mbi 1900 kilometra në orë, ka një hapje krahësh prej 11 metrash dhe gjatësi 15 metra, është përfshirë në luftime mbi Afganistanin, Libinë, Malin, Irakun dhe Sirinë.


AlbaniaWeb.net