“Përfaqësim i ulët i grave”, KiE për zgjedhjet: U shënua mungesë e aksesit për votuesit me aftësi të kufizuara
Përfaqësuesi i Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale në Këshillin e Evropës, Stewart Dickson, tha se procesi i zgjedhjeve ishte përgjithësisht i mirë. Ndërkohë që sipas tij pati përfaqësim të ulët të grave, ndërkohë që duhet të rishikohen dispozitat që lidhen me kandidatët e pavarur.
“Ne vëzhguam procedurat e votimit, nga hapja deri në mbyllje dhe monitoruam procesin. Arritëm të monitorimin votimin ne dy qendra, pajtohem me zhvillimet pozitive që pamë. Bazuar në standardet pozitive ekzistojnë disa shqetësime, përfaqësimin i ulët i femrave dhe mungesa e aksesit për zgjedhësit me aftësi të kufizuara.
E rëndësishme është çfarë ndodh para zgjedhjeve, dhe disa çështje politike u lanë në hije. Zgjedhjet vendore duhet të jenë një mjet për njerëzit që të votojnë se për kë duan. Jemi të merakosur se munguan debatet dhe programet vendore. Ne inkurajojmë autoritet t’i përcaktojnë më mirë kriteret. Ne do të përgatisim disa rekomandime dhe ato do të paraqiten për miratim në Strasburg”, tha ai.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–