Wed, Nov 27, 2024

“Krahu politik i Berishës i dhunshëm, duan të destabilizojnë vendin”, raporti i Freedom House: Fushatë dezinformimi për të diskretituar punën e SPAK

  • PublishedApril 11, 2024

Në raportin e fundit “Vendet në Tranzicion 2024: Një rajon përballë forcave të autokracisë dhe demokracisë” , Freedom House thekson se sfidat sërish nuk i mungojnë demokracisë sonë.

Në raportin e fundit “Vendet në Tranzicion 2024: Një rajon përballë forcave të autokracisë dhe demokracisë” , Freedom House thekson se sfidat sërish nuk i mungojnë demokracisë sonë.

Por ndërsa korrupsioni vazhdon të mbetet një dukuri shqetësuese, organizata e njohur lëvdoi përpjekjet e SPAK-ut në luftën kundër këtij fenomeni dhe krimit të organizuar, e veçoi rezultatet e hetimeve ndaj figurave politike.

“SPAK-u përmirësoi gradualisht rezultatet e hetimeve të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe ngriti akuza kundër një numri politikanësh kryesorë në Shqipëri në vitin 2023, duke u bërë njëri nga institucionet e pakta funksionale të drejtësisë dhe prokurorisë në vend, ndërkohë që procesi i vetingut në Shqipëri vazhdoi edhe gjatë vitit 2023”, sipas Freedom House.

E në kuadër të vëmendjes ndaj korrupsionit, raporti hodhi një dritë të vecantë mbi hetimet e SPAK-ut ndaj ish kryeministrit Sali Berisha për korrupsion, për të cilin ai është shpallur non-grata nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe shton se krahu i tij politik “është shndërruar në një grup të dhunshëm, që siç thuhet ne dokument, duket se dëshiron të destabilizojë vendin, duke e bërë arrestimin e tij lajm të mirëpritur për shumë njerëz.” Raporti citon nga ana tjetër edhe aktpadinë e SPAK-ut ndaj ish Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për korrupsion dhe lëshimin e fletë-arrestit ndërkombëtar pasi ai u largua nga Shqipëria.

“Pas hetimeve dhe akuzave të SPAK-ut ndaj Berishës dhe Ahmetajt, si dhe ekspozimit të lidhjeve ndërmjet disa grupeve të krimit të organizuar me biznese, politikanë dhe agjenci të rendit” është vënë re “një fushatë në rritje dezinformimi nga disa portale dhe nga figura të larta politike në qeveri dhe opozitë për të diskredituar punën e SPAK-ut”, thotë Freedom House.

Freedom House është një organizatë e cila përkrah ndryshimet demokratike, monitoron gjendjen e lirisë dhe mbështet demokracinë dhe të drejtat e njeriut në mbarë botën.


AlbaniaWeb.net