Wed, Nov 27, 2024

“Keni marrëdhënie të kahershme me Rusinë”, pr.ligji për marrëveshjen me BE përplas Majkon dhe Bardhin, deputeti: Të vijë ministri!

  • PublishedApril 11, 2024

Pr.ligji për marrëveshjen me BE ka përplasur deputetët Pandeli Majko dhe Gazment Bardhin këtë seancë plenare.

Majko: Ajo që ngre përfaqësuesi i opozitës është e drejte por besoj më mirëkuptojnë kur them që bëhet fjalë për një marrëveshje me BE, jo me Federatën Ruse që mund të keni pyetje sensitive. Besoj do e keni mirëkuptimin që të na lejoni të vazhdojmë me seancën

I nderuar koleg nëse do të ishte marrëveshje me Federatën Ruse do ju lejonim ju të bënit pyetje sepse ju keni traditë dhe marrëdhënie të kafershme me Rusinë, buroni nga partia simotër e kësaj federate.

Bardhi: Ekzaktësisht ka të bëjë me BE, ne kemi pyetje duam të bëjmë pyetje në lidhje me marrëveshjen. Të vijë ministri, nëse është në një vizitë zyrtare kjo çështje të shqyrtohet seancën tjetër.

Tabaku: Një pyete për Spiropalin, si pjesë e aneksit për projektligjin parashikohet një skedulë pagesash, a janë marrë masa për këtë dhe sa shkon pagesa vjetore?

Spiropali: E kuptoj që Tabakun e ka marrë malli për ne dhe për zhvillimin normal të seancave, por ja ku jemi e dashur

Tabaku. E gjithë çështjen që ministri nuk e shpjegon dot këtu se është në takim zyrtar në Francë me kryeministrin. Nëse keni pyetje më të detajuara, do ju kthejmë përgjigje. Nuk besoj se pyetja juaj shtyhet nga kurioziteti i tepërt, nëse do kishit minimalisht për të dëgjuar mazhorancën, nuk do të ngriheshit në këmbët, s’do ti denigronin e fyenit, Bardhi dhe të gjithë ata që nxituan të hedhin gurë ndaj deputets Xhaçka siç kanë bërë me muaj të tërë pa u ndaluar të kenë mundësinë e një reflektimi, jo vetëm për t’i dhënë shans deputetes për tu përgjigjur, por për respekt.


AlbaniaWeb.net