Tue, Nov 26, 2024

Debat i ashpër mes Glorias dhe Çiljetës: Mu sposto komplet!

  • PublishedApril 11, 2024

Ditën e sotme, Gloria dhe Çiljeta janë përfshirë në një debat të ashpër me njëra-tjetrën.

Edhe pse dyshja ka patur një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën, sot ato janë ‘përplasur’ bashkë ku Çiljeta i ka kërkuar të largohet sepse nuk kishte dëshirë të fliste me të ndërkohë që Gloria ka këmbëngulur dhe nuk është larguar prej ballkonit.

“Me ty nuk dua të flas fare. Edhe mu sposto komplet, po flas me Florin s’po flas me ty. Mu sposto dhe mos e zgjat më po të them, sepse kështu dua unë. Mu sposto po të them (me tone të lartë), uaa vazhdon akoma, po të them mu sposto! Kur të qetësohem flasim, mu sposto po të them ik nga këtu.”- ka thënë Çiljeta.