Mon, Nov 25, 2024

Një jetë si në filma! Nga triumfet në karrierë, dyshimet për vrasje dhe dënimi për vjedhje e rrëmbim, shuhet aktori dhe sportisti i njohur

  • PublishedApril 11, 2024

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin, një nga emrat më të njohur të sportit amerikan të viteve 60’-70’, por gjithashtu edhe një aktor i vlerësuar, O. J Simpson.

Ka qenë familja e tij e cila ka ndarë lajmin e trishtë, ku përmes një postimi në rrjetet sociale, bëjnë me dije se sëmundja e mposhti.

Por kush ishte O.J. Simpson?

Ai ishte protagonisti i të ashtuquajturit “gjyqi të shekullit”, ndërsa pas një kalvari të gjatë akuzash se kishte vrarë gruan e tij dhe shokun e saj, më në fund ai u shpall i pafajshëm, në 1994.

Por jeta e tij sërish mori një rrjedhë të zymtë, pasi u dënua me nëntë vite burg në Nevada, pasi më 2008 u shpall fajtor për vjedhje të armatosur dhe rrëmbimin e dy personave në një hotel në Las Vegas.

Simpson ishte një prej sportistëve më të mirë dhe më popullor në fund të viteve ’60 dhe në vitet ’70. Por, karriera e tij sportive ndryshoi pasi Nicole Broën Simpson dhe Goldman u gjetën të vrarë në shtëpinë e Nicole në Los Anxhelos më 12 qershor 1994.

Simpson menjëherë u bë i dyshuari kryesor. Ai u urdhërua që të dorëzohej në polici, por pesë ditë pas vrasjeve, ai së bashku me një bashkëlojëtar të tij u arratis. Ndjekja që pasoi nga policia, përfundoi në zonën afër shtëpisë së Simpson dhe më pas ndaj tij u ngrit akuza për vrasje.

Gjykimi ndaj tij ishte ndër më të ndjekurit në Amerikë. Ai që në fillim u shpreh se ishte “100 për qind i pafajshëm” dhe kishte falënderuar gjykatësit kur e liruan nga akuzat më 3 tetor 1995.

Pasi u lirua nga akuzat, Simpson kishte thënë se “qëllimi kryesor në jetë është që të gjej vrasësin apo vrasësit e Nicole dhe Goldman”.

E gjithë kjo ngjarje u portretizua edhe në dokumentarin që fitoi Oscar më 2016 të titulluar “”O.J.: Made in America”, por edhe në disa dramatizime televizive.

 


AlbaniaWeb.net