Pësoi aksident gjatë një gare me kuaj vitin e kaluar, vjen OK nga stafi mjekësor për rikthimin në fushë të portierit të PSG
Buzëqesh Sergio Rico. Gjendja e portierit të Paris Saint-Germain, i cili pësoi një aksident me kuaj më 28 maj të vitit të kaluar, është përmirësuar ndjeshëm. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Rico mund të fillojë stërvitjen në fund të prillit. Më e keqja ka kaluar për “gardianin”, me këtë të fundit që është gati t’i kthehet lojës më të bukur në planet.
30-vjeçari ka luajtur për skuadra të ndryshme. Ai është aktivizuar në La Liga për Sevilla dhe Mallorca, ndërsa në Angli ka mbajtur veshur fanellën e londinezëve të Fulham.
(J.S/)