Sun, Nov 24, 2024

Numërohen 51 nga 92 kuti në Kavajë, kandidati i PS në avantazh, diferenca vetëm 130 vota nga Fisnik Qosja i “BF”

  • PublishedMay 15, 2023

Vijon procesi i numërimit edhe në Kavajë, në qytetin ku PD pretendon se ka një numër të madh votash që mund të përmbysin rezultatin.

Deri tani, nga 92 kuti në total, janë numëruar 53 kuti, ndërkohë që diferenca mes dy kandidatëve është pak më shumë se 130 vota.

Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i koalicionit “BF”, Fisnik Qosja ka marrë deri më tani 5961 vota.

Sakaq, kandidati i PS, Redjan Krali, kryeson me 6093 vota.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.