Jo vetëm West Ham, një tjetër klub në garë për Brojën, paraqet ofertën e parë
Në Angli, emri i Armando Brojës vijon të qarkullojë fuqishëm në tregun e transferimeve, kjo për vet faktin se klubi i Chelsea-t e ka nxjerrë në shitje sulmuesin kuqezi. Një ditë më parë, mediat angleze shkruanin se për Brojën interesohet ekipi i West Ham, por “çekanët” më sa duket nuk janë ekipi i vetëm që kërkon shërbimet e Brojës.
Gjithnjë sipas mediave angleze, në garë për Brojën pritet të futet edhe Crystal Palace. Drejtuesit e klubit anglez janë të gatshëm të investojnë 20 milionë euro për Brojën, por kjo është një ofertë shumë larg asaj që pretendojnë londinezët.
Gjatë janarit, Chelsea kërkoi 50 milionë euro për të hequr dorë nga kartoni i Brojës, detaj që nuk bëri të mundur largimin e sulmuesit me titull definitiv.
()