Hetimi për kopjimin e TIMS, ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit lihet në ‘arrest shtëpie’, Muça: Jam i pafajshëm
Ervin Muça, shefi i IT në Policinë e Shtetit i cili u pezullua pas dyshimeve se ka ndërhyrë në sistemin TIMS, ka dalë sot në gjyq, ku është lënë në ‘arrest shtëpie”.
Ai ka deklaruar sërish se bërë vetëm detyrën dhe nuk ka kryer asnjë shkelje, raporton Anila Hoxha.
“E gjitha është një spekulim mediatik, gjykata do të vërtetojë këtë, nuk kam kopjuar asnjë të dhënë, janë të gjitha sipas procedurave, deklarohem i pafajshëm. Lini drejtësinë që të gjykojë”, tha ai.
Hetimi i prokurorisë së kryeqytetit ka vërtetuar se ndryshimi i fundit në TIMS ndodhi mbas mesnatës së 3 gushtit dhe konkretisht në orën 1.49 minuta. Ndërkohë që nga janë është saktësuar çast pas çasti se çfarë bënë gjatë tetë orëve pesë persona mes tyre punonjës të institucioneve të tjera dhe drejtori i pezulluar nga detyra Ervin Muça, nën arrest shtëpie me vendim gjykate.
Pjesë nga dosja e SPAK:
Operacioni i dyshimtë për ekstraktimin e të dhënave nga TIMS-i ndodhur në 2 gusht 2023 , nis në orën 17.46 minuta të kësaj date deri në orën 1. 49 mbas mesnate të datës 3 gusht. Në fashikullin e hetimit të akuzës deklarohet se si Besjan Tonuzi dhe Ervin Muça, që të dy drejtorë, hynë e dorën nga zyrat e drejtorisë nën hetim me kartën e vartëses Ljubica Dervishaj.
Në fillim provohet se Besjan Tonuzi drejtor i sigurisë së sistemeve, së bashku me shtetasin Klodian Mazarin, përgjegjës sektori, pranë AKSHI si dhe një grua e identifikuar me inicialet M.SH, e cila nuk është e punësuar pranë drejtorisë nën hetim, hyjnë në drejtori. Një minutë më vonë ata paraqiten në zyrën e drejtorit të teknologjisë dhe informacionit Ervin Muça dhe në vazhdim nga këqyrjet e serverit të TIMS, në userin ‘oracle’ ndryshimi i fundit u zbatua në orën 1.39 minuta.
Për akt ekspertizën e SPAK , që provon se përse nuk duhej kryer cack up gjykata ka dalë me vendimin e urdhër ndalimit mbasi siç shpjegohet ekspozimi I të dhënave mund të rrezikojë seriozisht sigurinë e serverave.
Prokuroria deklaron se ka pyetur gjashtë persona , ndërkohë që në ‘hard diskun’ e sekuestruar janë konstatuar skedarë të eksportuar njësoj si ato të databazit të serverit.
AlbaniaWeb.net