Tue, Nov 26, 2024

Për klikime, Bora Zemani përdor dhe shtatzëninë ‘fake’

  • PublishedApril 12, 2024

Video promo e puntatës së radhës të emisionit të Bora Zemanit, “Cherry On Top”, i la të gjithë të mendonin vetëm një gjë: Shtatzëni!

Ishte montuar aq mirë dhe u reklamua fort si shtatzëni edhe nga faqet zyrtare të “Top Channel”, që aludonin për pritjen e ëmbël.

Bora me dy duart tek barku teksa shprehej “Një lumturi kaq e madhe, nuk mbahej dot vetëm për vete“. Më pas, shfaqej partneri i saj Donaldi, i ftuari i puntatës së radhës, që puthte dy duart e Borës dhe njerëzit u lanë me shijen e një pritje të ëmbël… qëllimisht!

Derisa sot, Bora nisi emisionin duke mohuar lajmet për shtatzëni, e duke bërë për të disatën herë lojën aspak të bukur që kanë bërë prej kohësh: “Jam shtatzënë, s’jam shtatzënë”.

Nuk është, por nuk iu dhimbs ta përdorte në promon e emisionit të saj për ca klikime më tepër! Mesa duket, sa herë “harresa” e publikut e shqetëson, përdor kartën e shtatzënisë. Tallje me të gjithë, apo jo?

Tallje edhe me një bekim, për të cilin s’do ta besojë më askush kur të jetë i vërtetë. E keni dëgjuar besojmë historinë e bariut dhe ujkut…

E njëjtë duket edhe kjo e Borës me Donaldin. Kur për ca views më shumë përdor shtatzëninë e rremë, s’duam ta imagjinojmë ç’mund të përdorësh tjetër!