‘Do ta dua gjithmonë’,konfirmohet ndarja mes aktorit William dhe Elizabeth
William Levy dhe gruaja e tij, Elizabeth Gutiérrez, janë ndarë pas 20 vitesh martesë.
Ishte vetë aktorja që konfirmoi ndarjen në një intervistë për “Ely”. Ajo ka folur për herë të parë për fundin e martesës me William-in, me të cilin ka dy fëmijë.
45-vjeçarja është shprehur se vendimi nuk ka qenë i lehtë dhe gjërat nuk kanë përfunduar për shkak të mungesës së dashurisë por ajo nuk është e njëjta vajzë që ka qenë kur ka njohur William-in. Megjithatë ajo i uron më të mirat atij!
“Aktualisht nuk jemi bashkë. Nga ana ime, nuk ka qenë kurrë për mungesë dashurie, thjesht mendoj se nuk jam e njëjta vajzë që kam qenë 20 vjet më parë që kam takuar. Ajo që duam në këtë moment është ndryshe. Do ta dua gjithmonë, do t’i uroj gjithmonë më të mirat dhe siç e kam thënë gjithmonë, duke qenë me mua apo jo, dua ta shoh të lumtur. U dashurova me buzëqeshjen e tij… dua ta shoh gjithmonë duke buzëqeshur. Une nuk e di ka gjëra që nëse nuk ndryshojnë, duhet t’i ndryshosh. Dhe ky ishte opsioni që duhej të merrja”,-tha Elizabeth Gutierrez.
Mes këtij turmi reagimesh prej dashamirësve të dyshes, aktori kuban ka përcjellë në rrjetet sociale një mesazh të fshehtë, të cilin shumë e kanë interpretuar si përgjigje ndaj intervistës së sinqertë në të cilën ‘Ely’ foli për kohët e vështira që po kalon pas përfundimit të marrëdhënies me kubanezin.
Nëpërmjet historive të tij në Instagram, ylli i “Vuelve a mí” ripostoi një postim të një llogarie fansash, duke shfaqur një imazh të fytyrës së tij me frazën e mëposhtme: “Nëse nuk luftoni për atë që dëshironi në jetë, nuk do të keni kurrë histori të mira te tregosh.”