“BF” humbi në Durrës/ “Është bërë masakër në atë qytet”, Adrian Çela ‘përplaset’ me Lubonjën: Turp, akuzoni votuesit! I dini gjë budallenj qytetarët…
Drejtues politik i PS në Durrës Adrian Çela ka debatuar me analistin Fatos Lubonja për rezultatin e zgjedhjeve në Durrës. Lubonja theksoi se në Durrës është bërë masakër dhe qytetarët janë intimiduar, ndërsa nga ana e tij Çela u shpreh se nuk mund të bëhen për budallenj votuesit.
Pjesë nga biseda në studio:
Adrian Çela: Ke kaq kohë që i bie këtij fyelli që ofendon qytetarë të Durrësit, kanë votuar për PS dhe ti i ofendon, Ne ia dedikojmë punës që ka bërë bashkia gjithë këto vite.
Lubonja: I referohesh të kaluarës
Adrian Çela: Nuk i referohem të kaluarës. 23 vite qytetarët votojnë PS. I di budallnje ti qytetarët e Durrësit
Lubonja: E kemi parë çfarë është bërë nbë Durrës, masakër është bërë.
Adrian Çela: Ku është bërë, ku e ke parë. Fitorja i dedikohet punës që ka bërë bashkia, punë së fuqishme që ka bërë kryetarja. Janë fituar 4 KZAZ në zemër të Durrësit. Keni thënë përralla. Hajdeni njihni njerëzit, është turp të akuzoni 40-50 mijë njerëz që votojnë.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–