Mon, Nov 25, 2024

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Evan Ndicka, lojtari i Romës mund të largohet sot nga spitali

  • PublishedApril 15, 2024

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Evan Ndicka, mbrojtësit të Romës, i shtruar në spitalin e Udines pasi ra në tokë papritur në fushë në ndeshjen e djeshme në stadiumin Bluenergy kundër Udineses.

Më e keqja ka kaluar dhe në bazë të asaj që shkruajnë mediat italiane, Ndicka mund të largohet nga spitali gjatë ditës së sotme.  Sa i takon rikthimit të mundshëm në fushë, për momentin nuk është prioritet kryesor.

Për t’u mësuar mbetet edhe data se kur do të luhen minutat e mbetura të ndeshjes Udinese-Roma, e ndërprerë në minutën e 83-të. Ndicka, i ardhur nga Frankfurti vitin e kaluar, numëron 20 ndeshje në kryeyqytet.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net