Tue, Nov 26, 2024

Beleri kandidat i Mitsotakis për eurodeputet, studiuesi Ardit Bido: Sot u faktua që ai nuk ka lidhje me Himarën, të shkojë në shtetin e tij

  • PublishedApril 15, 2024

Studiuesi Ardit Bido ka reaguar për zyrtarizimin e kandidaturës së Fredi Beleri për eurodeputet në listën e partisë “Demokracia e Re” të drejtuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Bido shprehet se ‘sot Beleri nxori zbuluar shqipfolësit që e mbështetën’ dhe se u faktua që ai nuk ka lidhje me Himarën.

Sot, Beleri nxori fytyrën e tij dhe nxori zbuluar shqipfolësit që e mbështesin

Me kandidimin e Belerit për eurodeputet grek u faktua se ai nuk ka lidhie me Shqipërinë dhe me Himarën dhe shkoi aty ku i takon: në shtetin e tij, në shtetin pë të cilin do të punonte dhe këtu, duke abuzuar me votat e shqiptarëve që për arsye krejt të tjera e votuan.

Sot, duke deklaruar që beteja e tij në Shqipëri është një betejë për Greqinë, Beleri nxori zbuluar do shqipfolës të vetëpërdorur apo te shitur, qe gjithë këto muaj kane mbytur mediat duke mbrojtur një flirtues me neonazizmin. Ose, fakton që edhe ata bëjnë të njëjtën betejë: për Greqinë, në dëm të Shqipërisë, në Himarën e krenarisë kombëtare kuqezi!

Thuaji Jo Neonazmizmit! Thuaji Po Shqipërisë!”-thuhet në reagimin e studiuesit Ardit Bido.


AlbaniaWeb.net