Wed, Nov 27, 2024

Dëmtimi i Coman shqetëson Francën para Europianit, situata e sulmuesit

  • PublishedApril 15, 2024

Sulmuesi i Bayern Munichut, Kingsley Coman, shqetëson Francën. Lëndimi i pësuar ndaj Këlnit do ta lërë jashtë fushës për një periudhë nga 5 deri në 6 javë, por, siç raporton Bild, Coman është i qetë dhe i sigurt për rikuperimin në kohë për Kampionatin Evropian.

Për këtë çështje ka folur trajneri i bavarezëve, Tuchel. “Dëmtimi i Kingsley është lajmi i keq dhe nuk mendoj se është një gjë e vogël. Mund ta shihje të shkruar në fytyrën e tij. Më trishton shumë. E di sa shumë ka punuar” – Tha Tuchel.

(J.S/)

 

AlbaniaWeb.net