Wed, Nov 27, 2024

Ndryshon moti! Sot vranësira dhe shi! Sa do arrijnë temperaturat maksimale

  • PublishedApril 16, 2024

Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Si rezultat i formimit të një zone me presion atmosferik të ulët të pozicionuar mbi Gadishullin Apenin dhe masave ajrore të lagështa. Moti i kthjellët e me temperatura të larta pritet ti lërë vendin motit me alternime vranësirash e intervale kthjellimesh dhe reshjeve të shiut.

Pas orëve të mesditës priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht mesatar në veri. Era do të fryjë me drejtim jug-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës fiton shpejtësi deri 10-12 m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 9 deri 23°C

-në zonat e ulëta 8 deri 26°C

-në zonat bregdetare 14 deri 26°C


AlbaniaWeb.net