“Si e kanë bërë pasurinë?”, Ngjela shpërthen ndaj Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës: Kanë pasur paratë e popullit në dorë, tregoni sa…
Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në “Breaking”, në “Top News”, tha për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, se duhet të deklarojnë sa para kanë pasur para se të ishin në pushtet dhe sa kanë pasur pas, dhe të tregojnë si e kanë bërë këtë pasuri.
Para pak ditësh është thërritur nëna e Monika Kryemadhit, për të dhënë shpjegime mbi pasurinë, çfarë ecurie ka pasur dosja?
Ngjela: Nuk di gjë unë, ata janë sekret hetimor. I gjithë korrupsioni i lartë shtetëror do të shkojnë drejt proceseve penale. Nuk janë vetëm këta të dy. Më trego sa para ke pasur dhe me sa ke dalë pasi ke qenë kryeministër, etj. Kjo është arsye juridike e penalitetit në gjithë botën, për ata që kanë pasur paratë e popullit në dorë. Këta nuk kanë pse lodhën, të tregojnë shqiptarëve si e kanë bërë pasurinë. SPAK nuk drejtohet nga shqiptarët, drejtohet nga Uashingtoni, nuk ndërhyn dot as Rama, as Parlamenti.
A ka tentativë për të ndërhyrë në SPAK?
Ngjela: Nuk e di nëse ka apo jo tentativa, SPAK ka dalë për të shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni, kështu deklaroi dhe Blinken, sepse ka shkatërruar gjithë sistemin shoqëror. Sepse ka goditur ekonominë, është nga të dy krahët. Unë pres që politika amerikane të mbaj fjalën e vet, vetëm ata e kanë në dorë.
AlbaniaWeb.net