Wed, Nov 27, 2024

“Kërkuan 5 minuta pushim dhe ikën si keqbërës”, Salianji reagon pas braktisjes së komisionit të TIMS nga PS: E pangjarë që një shumicë parlamentare të bojkotojë parlamentin

  • PublishedApril 16, 2024

Kryetari i Komisionit Hetimor të TIMS, Ervin Salianji i është përgjigjur nënkryetarit Toni Gogu pas largimit të socialistëve nga Komisioni Hetimor i TIMS një ditë më parë.

Sipas deputetit, socialistët janë kapur ngushtë dhe po bëjnë gjithçka për të penguar transparencën.

Salianji: Komisioni Hetimor nuk është çartje të marrësh! E pangjarë që një shumicë parlamentare të bojkotojë parlamentin dhe komisionin, e pa ndodhur që deputetë të zgjedhur nga qytetarët, që janë betuar mbi Kushtetutë, të behen haptazi mbrojtës të krimit dhe të paligjshmërisë!

Dje nën dritën e kamerave të Komisionit Hetimor Parlamentar për TIMS, nënkryetari kërkoi pushim 5 min, duke fshehur synimin mjeran, që ishte largimi e braktisja e ballafaqimit, tipike si e keqbërësve që kanë ndërhyrë në TIMS. Iken duke shkelur ligjin dhe pa i dhënë asnje shpjegim as votuesve të vet as publikut për të habitshmin veprim. Dolen zbuluar si një shumicë parlamentare që bojkoton komisionin hetimor vetëm sepse nuk do të lejojë pyetjet e ekspertëve dhe deputetëve drejtuar institucioneve! Një shumicë e kapur ngushtë e në zullum, që bën gjithçka për te penguar transparencen. Çfarë halli mund të kenë deputetë të Republikës që flakin dinjitet e ligj vetëm e vetëm se duan të ndalojnë hetimin parlamentar për një dukuri që ka shqetësuar qytetarët dhe partnerët e Shqipërisë, e ka cenuar sigurinë kombetare.
Çdo mbrojtje e krimit është mjerane, ashtu si argumentet e socialistëve dje, që pretendonin se kishin qenë ne tualet, se nuk e kishin mendjen se ishin me temperaturë, se nuk kishin dëgjuar mësuesin, e shume justifikime feminore, por harronin që ai komision me vendim të ndërmjetëm e ka marrë vendimin për të dërguar kërkesat për informacion!

Kushdo ka kërkesa të tjera për informacion, të çdo lloji, ne do i votojmë pa asnjë vërejtje por të pretendosh për të bllokuar kërkesat e ekspertëve dhe kolegëve është marrëzi kriminale! Nëse ne PS apo në rrjetet personale mund të thuash çdo idiotësi, puna e komisionit hetimor i nënshtrohet vetëm ligjit!
Komisioni Hetimor nuk mund të kthejë armiqtë në patriotë, as kriminelët në model, as paligjshmërinë në normë, as idiotësinë në piedestal, as të bëjë lavde dhe adhurim për “shqiptarin” Hajredin Pasha, sepse për ne: “Ignorantia non est argumentum”.


AlbaniaWeb.net