Përfundon zyrtarisht gara elektorale në Durrës, Emiriana Sako siguron mandatin e dytë në krye të bashkisë
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 14 majit ka mbaruar zyrtarisht në bashkinë e Durrësit sipas shifrave të fundit nga KQZ.
Sipas të dhënave kandidatja e PS Emiriana Sako ka marrë 48.114 vota ose 55.54 %, ndërkohë që kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara, ka marrë 38.518 ose përkthyer në përqindje 44.46 %.
Në një deklaratë për mediat zonja Sako u shpreh falenderuese për ata që i besuan drejtimin e kësaj bashkie, kur nga mbyllja e numërimit kishin mbetur vetëm 2 kutitë e fundit.
“Falënderim për të gjithë ata që na besuan drejtimin e qytetit edhe për 4 vitet e ardhshme. Kemi shumë punë për të bërë me projekte transformuese në këtë mandat”, ka deklaruar ajo.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–