Mon, Nov 25, 2024

Aksident i rëndë në Kroaci, 29 vjeçarja shqiptare përplas për vdekje vëlla e motër! Si ndodhi ngjarja e rëndë (FOTO)

  • PublishedApril 16, 2024

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gradac të Kroacisë ku një 29 vjeçare shqiptare, teksa drejtonte automjetin e saj tip “BMW” me targa sllovake, ka përplasur për vdekje dy të rinj kroatë, vëlla e motër.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në datë 9 prill kur shqiptarja Klevisa Ymeri bëri një parakalim të gabvuar që u kushtoi jetën të rinjve Stejpan Derek 21 vjeç dhe motrës së tij Katarina Derek 19 vjeçe të cilët po udhëtonin me automjetin që u përplas nga Ymeri.

Mediat kroate shkruajnë se 29 vjeçarja shqiptare është arrestuar nga policia e Dubrovnikut ku po mbahet në paraburgim për ngjarjen e rëndë të ndodhur.

Të rinjtë kroatë që humbën jetën


AlbaniaWeb.net