“E shkele miqësinë”/ Trekëndëshi Egla-Heidi-Romeo, çfarë po ndodh mes tre banorëve
Romeo dhe Egla janë përfshirë në debate të vazhdueshme gjatë kësaj jave sa i përket pakënaqësive të banores ndaj aktorit për përzgjedhjen e saj për ta shpëtuar nga nominimi.
Megjithëse Egla shprehet se e ka xhan Romeon, sipas saj ai po shkel miqësinë e tyre me fjalë dhe vepra. Nga ana tjetër, Heidi e gjendur në mes dy personazheve, dashurisë nga njëra anë dhe miqësisë me Eglën nga ana tjetër thekson se: “Egla ka 0 tolerancë. E kuptoj çfarë bën, por janë disa momente me njerëz që i ka xhan, që duhet të jetë e ndjeshme.”
Egla: Që unë e kam xhan Romeon, kjo nuk do ndryshojë.
Romeo: Nuk e ha njeri këtë…
Egla: O Romeo, mami dhe babi kur zihen tek shtëpia çfarë bëjnë, i kthejnë kurrizin njëri-tjetrit? Jo sqarohen. Unë dhe ai kemi një diferencë të madhe moshe. Shpesh ai ka një fjalor tjetër me mua dhe unë e kam të vështirë ta kuptoj. Unë nuk pres gjë nga Romeo, po ashtu, nga Heidi nuk pres gjë, pres të qëndrojë në krah të Romeos gjithmonë. Unë do e çoj deri në fund sqarimin me Romeon sepse është çështje parimesh. Romeo i bërtet, nuk di të respektojë me vepra, miqësinë e shkel me fjalë dhe vepra. Konsiderata që kam për Heidin, nuk ma lejon ta them që është një peshë për Romeon sepse dhe pa Romeon ajo ecën përpara.
Heidi: Raporti që kam me Eglën është shumë ndryshe nga ai me Françeskën. Thirrja ime me këtë të fundit është sepse u fut mes meje dhe Eglës. Ajo më tha duhet ta mbash anën time me zor. E kishte këtë fiksimin dhe u fut në mes të marrëdhënies. Në këtë rast, unë zgjedhjen e bëra. Është evidente. Unë raportin e tyre nuk e di fiks sepse ata janë zënë shpesh, nuk më bëhet vonë në fakt sepse kanë raportin e tyre. Egla ka 0 tolerancë. E kuptoj çfarë bën, por janë disa momente me njerëz që i ka xhan, që duhet të jetë e ndjeshme.
AlbaniaWeb.net