KLP dënoi sulmet ndaj SPAK dhe Dumanit, Ambasada Amerikane: SHBA mbështet profesionistët e drejtësisë që duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë
Ditën e djeshme KLP ka dënuar sulmet ndaj SPAK dhe kreut të saj Altin Duamani.
Ambasada e SHBA ka reaguar menjëherë përmes një postimi në platformën X, ku shprehet se mbështet dënimin që KPL i bëri këtyre sulmeve dhe shprehet se qëndron krahë profesionistëve të drejtësisë që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë.
“Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë”, shkruan ambasada e SHBA.
🇦🇱 Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato…
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) April 17, 2024
AlbaniaWeb.net