Sonila Meço rrëqeth me rreshtat për babain e ndjerë: Dhembka fort!
Gazetarja Sonila Meço ka humbur babanë, ku ky lajm i trishtë u dha nga moderatorja ‘Ferma VIP’ Fjoralba Ponari teksa foli për mungesën e Sonilës në spektaklin e shkuar.
Sonila Meço ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku me dhimbje ndan lajmin e trishtë me ndjekësit e saj, humbjen e babait, i cili u nda nga jeta vetëm dy ditë më parë.
“Dhembka fort shuarja e babit dhe lamtumira e fundit të pickoka acid në stomak. Ju jam mirënjohëse me shpirt për çdo ngushëllim e fjalë zemre për Gjyshi Tomin e shtrenjtë, që sot e përcollëm në banesën e fundit teksa shpirti j ka nisur fluturimin e paqtë.”- shkruan Sonila.