Akuzat e Metës ndaj kreut të SPAK, reagon BE: Sulmet apo intimidimet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, nuk kanë vend në demokraci
Bashkimi Europian ka reaguar për akuzat që kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë së fundmi ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.
Në reagimin e bërë në rrjetin social “X”, BE thekson se sulmet ndaj prokurorëve apo gjyqtarëve, nuk kanë vend në demokraci. Gjithashtu, Bashkimi Europian mbështet deklaratën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë duke i cilësuar sit ë papranueshme akuzat e bëra ndaj Prokurorisë së Posaçme.
Reagimi i plotë i BE:
Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim dënimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të deklaratave të fundit të papranueshme publike të drejtuara kundër SPAK.
BE qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim dënimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të deklaratave të fundit të papranueshme publike të drejtuara kundër SPAK.
1/2— EU in Albania (@EUinAlbania) April 17, 2024
AlbaniaWeb.net