Tue, Nov 26, 2024

“Foli si dikush që pritet të arrestohet”, gazetari Koka për kërcënimet dhe fyerjet e Metës ndaj Dumanit: Po e trajton njësoj si aktorët politikë

  • PublishedApril 17, 2024

Gazetari Bledian Koka, I ftuar në studion e emisionit ‘Top Story” me Grida Dumën në AlbaniaWeb.net foli për deklaratat e pazakonta dhe fyerjet e kërcënimet që Ilir Meta bëri ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.

Koka tha se një diskurs të tillë të deklaratave të ashpra Meta e ka mbajtur sa herë që nis një betejë të re politike, por theksoi se këtë herë, kreu i PL, po trajton edhe zyrtarët e sistemit të drejtësisë si aktorë politikë.

“Meta I bën këto zakonisht sa herë që nis betejat e tij politike. Siçe ka bërë në 2011-ën siç e ka bërë më 2 mars dhe të gjitha betejat politike i ka shoqëruar me diskurs të ashpër politik. Ndryshimi është se kjo betejë ka të bëjë me aktorët e drejtësisë që po i trajton njësoj si aktorë politikë”– tha Koka.

Sipas Kokës, deklaratat e sotme të Metës, mund të jenë paralajmërim i një arrestimit të mundshëm të tij, pasi kreu i PL është nën hetim nga SPAK për çështjen CEZ-DIA.

“Meta po i pararend një zhvillimi të mundshëm. Foli sot si një njeri që pritet të arrestohet. Artikulimi i sotëm ishte njoftimi I një arrestimi të paralajmëruar”- shtoi gazetari.


AlbaniaWeb.net