Princ William rikthehet tek detyrat publike: Po bëj çmos për Kate-in
Princi i Uellsit, William i është rikthyer angazhimeve të enjten për herë të parë, që kur Kate Middleton zbuloi diagnozën e saj të kancerit duke shkaktuar një shok mediatik.
Ai vizitoi një organizatë bamirëse ushqimore në Surrey, për të shkuar më pas në një qendër rinore në Londrën perëndimore, shkruan CNN.
Kjo thuhet të jetë paraqitja e tij e parë publike për sa i përket angazhimeve të tij, që kur bashkëshortja njoftoi diagnozën përmes një video-mesazhi.
Princesha e Uellsit, Kate nuk ka kryer asnjë detyrë zyrtare që nga Krishtlindjet, njoftoi më 22 mars për diagnozën e saj të kancerit dhe se ka filluar me aplikimin e kimioterapisë parandaluese.
Sipas medieve britanike, në paraqitjen e tij më të fundit, Princi William premtoi se “do të kujdesej për Kate-in”. Gjatë vizitë në organizatën bamirëse ai shfrytëzoi rastin për të siguruar publikun se po bën çmos për t’u kujdesur për gruan e tij, Kate Middleton.