Tue, Nov 26, 2024

E konfirmuan! Sara dhe Bardhi në pritje të ëmbël

  • PublishedApril 18, 2024

Sara Gjordeni dhe Bardhi, dy ish-banorë të formatit më të ndjekur të ‘BBV3’, krijuan një romancë brenda asaj shtëpie.

Dhe pse shumica kishin dyshime rreth marrëdhënies së tyre, çdo gjë është hedhur poshtë pas lajmit të ëmbël që çifti ka ndarë mbrëmjen e sotme.

“Dritë, mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë se dashuria e fortë nuk pyet për asnjë lloj sfide!”- shkruan Sara përbri një videoje të postuar nga vetë ajo në llogarinë personale të Instagramit, teksa konfirmon se është në pritje të ëmbël. Sara dhe Bardhi së shpejti prindër! 🥰