Tue, Nov 26, 2024

VIDEO/ Roma “fluturon” në gjysmëfinalen e Europa League, zhgënjen Milani, Gjimshiti feston ndaj Liverpool

  • PublishedApril 18, 2024

Roma është kualifikuar për në gjysmëfinalen e Europa League, pasi eliminoi Milanin. Pas fitores 0-1 në aktin e parë, Dybala me shokë triumfuan 2-1 në Stadio Olimpico (Rome). Ndeshja u zhbllokua në minutën e 12-të nga Mancini, i cili përfitoi në maksimum pas një topi të kthyer nga shtylla, duke e patur kështu një lojë fëmijësh për të dërguar topin pas shpinës së Maignan. Kuqezinjtë u hodhën në sulm, por nuk u treguan aspak cinikë, teksa e pësun sërish në të 22-tën. Një goditje si në Playstation e Paulo Dybalas, e majta vrastare e argjentinasit “ndezi” sërish festën në shkallët e stadiumit.

Një karton i kuq i Celik për vendasit i dhuroi shpresë Milanit, për një përmbysje të mundshme. Gjithsesi, diçka e tillë nuk ndodhi, goli i Gabbias shërbeu vetëm për statistikë,  Roma ruajti me fanatizëm epërsinë, për të marrë kështu një kualifikim të madh.

Surprizë është dështimi i Liverpool në këtë kompetcion, teksa një biletë për në fazën gjysmëfinale e preu Atalanta. Bergamaskët mundën The Reds 3-0 në aktin e parë, ndërsa sonte në Geëiss Stadium (Bergamo), Gjimshitit me shokë i mjaftoi një humbje “e ëmbël” 0-1 (Gol i Salah).

Vazhdon rrugëtimin edhe Leverkusen, “Aspirinat” kaluan pengesën e West Ham. Gjermanët iu falen suksesit 2-0 në ndeshjen e parë, sakaq sonte në Londër sfida përfundoi 1-1.

Ndeshjet, Europa League:

Roma – Milan 2-1

(VIDEO)

Marseille – Benfica 1-0

West Ham – Leverkusen 1-1

Atalanta – Liverpool 0-1

(VIDEO)

Conference League:

Fenerbahce -Olympiacos 1-0

PAOK – Brugge 0-2

Fiorentina – Plzen 2-0

Lille – Aston Villa 2-1 (Astom Villa kalon me penallti)

(J.S/)

 

AlbaniaWeb.net