ZYRTARE/ Italia në festë, Serie A me 5 ekipe në Champions, por mund të jenë edhe 6-të
Futbolli italian është në festë, kjo me të drejtë, në një kohë kur në sezonin e ri të Champions League, Serie A do të përfaqësohet me 5 ekipe, por asgjë nuk përfundon këtu, pasi mrekullia vijon, mund të ëndërrojnë edhe për një ekip të gjashtë.
Kualifikimi i Atalanta-s përballë Liverpool, kualifikimi i Romës kundër Milan, i dhuroi dy ekipeve nga një biletë për në gjysmëfinale, por festës iu bashku edhe Fiorentina, me ekipin vjollcë që eliminoi Plzen nga Conference League, ndërsa West Ham u eliminua nga Europa League, duke bërë që Serie A të shkojnë me 3 ekipeve në fazën gjysmëfinale në të dy turnet e tjerë të UEFA-s. Ky përfundim i dhuron Serie A vendin e parë në renditjen e UEFA-s, një pozicion nuk ka më shanse t’ia rrëmbejë Premier League.
Në këtë mënyrë, 5 skuadrat e para që do të renditen në Serie A do të luajnë në Champions sezonin e ri, vendi i 6-të në Serie A do të luajë në Europa League, ndërsa në këtë kompeticion do t’i bashkohet edhe fituesi i Kupës së Italisë.
Ekziston edhe një variant, konkret, që Serie A të përfaqësohet me 6 ekipeve në Champions League, nëse Roma apo Atalanta të fitojnë Europa League, por duhet që këto dy ekipeve të mos kapin 5 vendet e para në Serie A.
()