E fortë! Juliana i përgjigjet Stresit: Më ka para borxh, pi bar skutave
Ish-konkurrentja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, e njohur si Xhuli i është kundërpërgjigjur komentit të djeshëm të Stresit (Shiko videon këtu).
Xhuli, përmes ‘instastory’ shprehet se të gjithë e dinë si është Stresi, duke e etiketuar si gënjeshtar, e madje përmend edhe paratë që reperi ia kishte premtuar, por nuk ia ka dhënë ende.
“Të gjithë e dijmë se ai është një djalë që pi bari nëpër skutat e Tiranës. Askush nuk e do, nuk është këngëtar e s’ka as karrierë. Ka përdorur shëndetin e ish gruas së tij për lojë. M’i ka premtuar publikisht 30.000 euro pasi të dalim nga BBVK, nuk ka ndodh kjo. Ai është rrenc, gjith i kam thënë ‘rrenc’”, thotë ndër të tjera ajo.
Juliana dhe Stresi kanë pasur vazhdimisht përballje me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit të tyre të përbashkët në shtëpinë më të famshme në Kosovë. Po ashtu, ditën e djeshme, Stresi tha se Xhuli “s’e meritonte vendin e parë sepse ka paraqitur një histori të rreme”.