Mon, Nov 25, 2024

Më Shumë Oksigjen në Organizëm? Zgjidhjet Natyrale

  • PublishedApril 19, 2024

Një nga aspektet më të rëndësishme të një organizmi të shëndetshëm është oksigjeni.

Truri ka nevojë për oksigjen.

Gjaku po ashtu.

Në fakt, i gjithë organizmi, i ka shpresat te oksigjeni, sepse falë tij, qelizat marrin ‘bukën e përditshme.’

Natyra ofron plot oksigjen, njeriu shkakton shumë pluhur.  Në fakt, të dhënat shkencore tregojnë se ajri në ambientet e brendshme ku jetojmë është tre deri në pesë herë më i ndotur se ajri në ambientet e jashtme.

Substancat që shkaktojnë alergji, metalet e rënda, mikotoksinat,  myku, bakteret dhe gazrat e bojërave, mobiljeve, tapicerive dhe çdo gjë tjetër në shtëpinë tuaj, e bën ajrin gjithnjë e më të ndotur.

Teksa organizmi është gjithë kohën në kërkim të oksigjenit, është koha të mësoni se si të përmirësoni nivelin e oksigjenit në organizmin tuaj por edhe në shtëpinë, zyrën apo dhomën e gjumit përmes këshillave të AgroWeb.org.

Më Shumë Oksigjen Në Organizëm

Trupi është në varësi të rruazave të kuqe të gjakut për transportin e oksigjenit në të gjithë trupin.

Rruazat e kuqe nga ana tjetër janë në varësi të proteinës hemoglobinë për të kryer këtë detyrë.

Ju duhet të komsumoni shumë produkte të gjelbra të cilat ushqejnë rruazat e kuqe dhe i mbajnë ato të shëndetshme.

Hemoglobina përbëhet nga një atom i hekurit dhe një molekulë oksigjeni. Ato ndërlidhen së bashku, dhe në këtë mënyrë oksigjeni arrin në çdo cep të organizmit.

Nëse nuk keni sasi të mira të hekurit në organizëm, atëherë molekula e hemoglobinës nuk formohet siç duhet dhe trupi vuan nga mungesa e oksigjenit.

Avokado dhe bizelet përmbajnë vitaminat E dhe B3 që janë të dobishme për rruazat e kuqe.

Për të përmirësuar nivelet e oksigjenit duhet të konsumoni ushqime me vitaminë C siç janë specat, limonët, portokallet, domatet, qitro dhe brokoli.

Për ushqime të pasura me hekur zgjidhni spirulinën, spinaqin, thjerëzat, fasulet dhe fistikët.

Për ushqime të pasura me acid folik – një vitaminë e kompleksit B – zgjidhni barishtet, fasulet, brokolin, panxharin dhe bananet.

Mjekët rekomandojnë edhe hithrën, e pasur me vitaminë C dhe hekur.

Nga të dhënat e AgroWeb.org ekspertët rekomandojnë konsumin e çajit të hithrës për të përmirësuar përthithjen e hekurit nga rruazat e kuqe.

Si Të Përmirësoni Nivelin e Oksigjenit Në Shtëpinë Tuaj

Hapni dritaret

Hapini dritaret rregullisht dhe ajroseni shtëpinë ose zyrën tuaj. Lëreni ajrin të qarkullojë dhe ushqejeni shtëpinë tuaj me oksigjen.

Rëndësia e bimëve

Bimët janë të nevojshme për shndërrimin e dioksidit të karbonit në oksigjen.

Bimët në saksi e bëjnë shtëpinë më të bukur dhe më të shëndetshme.

Klikoni këtu për të mësuar për bimët më të mira që mund të merrni në shtëpinë tuaj që t’u jepni ajër ambienteve.

Hiqni dorë nga pastruesit dhe detergjentët me substanca kimike

Sapunët, shampot, llaku i flokëve, pastruesit, detergjentët e tjerë me bazë jo bimore përmbajnë toksina dhe gazra të ndryshme.

Mundohuni t’i zëvendësoni me produkte sa më organike./AgroWeb.org