Mon, Nov 25, 2024

“Po rrezikoni gjithë rajonin”, Antonio Guterres thirrje Iranit dhe Izraelit: Ndaloni sulmet dhe hakmarrjet! Është e rrezikshme

  • PublishedApril 19, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres u ka kërkuar të dyja, Izraelit dhe Iranit, që të lënë mënjanë hakmarrjet dhe të ndalojnë sulmet.

“Sekretari i Përgjithshëm përsërit se është koha për të ndaluar ciklin e rrezikshëm të hakmarrjes në Lindjen e Mesme”, thuhet në deklaratë.

“Sekretari i Përgjithshëm dënon çdo akt hakmarrjeje dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të punojë së bashku për të parandaluar çdo zhvillim të mëtejshëm që mund të çojë në pasoja shkatërruese për të gjithë rajonin dhe më gjerë”, pohoi ai.

 

 


AlbaniaWeb.net