Tue, Nov 26, 2024

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, arrestohet punonjësi i policisë në Durrës

  • PublishedApril 19, 2024

Një punonjës i policisë është arrestuar në flagrancë në Durrës, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor i Parë F. H., 51 vjeç, me detyrë SPZ i Stacionit të Policisë Rrogozhinë, pranë Komisariatit të Policisë Kavajë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.


AlbaniaWeb.net