Tue, Nov 26, 2024

Sara për Jetmirin: Nuk kam asnjë lloj marrëdhënie dhe nuk besoj që do kem

  • PublishedApril 19, 2024

E ftuar në puntatën e sotme të ‘Cherry on Top’ ka qenë ish-banorja e shtëpisë së ‘BBV3’, e cila ka folur lidhur me shumë gjëra ku një prej tyre ishte dhe marrëdhënia e saj me menaxherin e Bardhit, Jetmir Agajn.

Marrëdhënia e dyshes ka qenë tepër e komentuar nëpër rrjete sociale, por mbrëmjen e sotme çdo pikëpyetjeje i është dhënë një përgjigje prej Sarës.

Ish-banorja shprehet se nuk ka marrëdhënie me Jetmirin dhe nuk beson që do të ketë ndonjëherë.

Ndër të tjera ajo shton se përveç respektit të Bardhit, ajo nuk ka asnjë marrëdhënie me të.